Shkojnë në rinumërim votat me kusht, ato të disaporës dhe vendvotimet ku u angazhua personi i dyshuar

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për kandidatët e AAK-së.

Sipas KQZ-së, nga evidence rezulton se personi në fjalë ka qenë i angazhuar në numërimin e disa votave me kusht dhe atyre me postë.

KQZ-ja ka shkuar edhe më tej, pasi ka mbështetur rekomandimin e QNR-së për të rinumëruar edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilave ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediet.

Kategoritë
LajmeVendi