Vendet akomoduese në plazhin dhe pishinat e Malit të Zi janë falas pas orës 17:00 dhe çdo qiramarrës që nuk e respekton këtë vendim do të gjobitet në mënyrë rigoroze.
Lajmin e konfirmoi drejtori Mladen Mikijelj, duke u shprehur se mbi 80 për qind e zonave këtë vit kanë qenë gati dhe rregulluar që në maj, gjë që, thotë ai, nuk ka ndodhur asnjëherë në Mal të Zi.
“Më duhet të pranoj se kapaciteti i plazheve gjatë muajit maj ishte dukshëm më i lartë se numri i turistëve që qëndruan në Mal të Zi gjatë asaj periudhe, gjë që tregon se ne ishim të përgatitur për parasezonin në mënyrë cilësore”, tha Mikijelj për median vendase Podgoricës Dan.






