Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë

Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga shërbimi sekret serb, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi si dhe Kosovës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se burime ndërkombëtare të sigurisë, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës.

“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim.

Qëllimi kryesor i këtyre inskenimeve të shërbimeve sekrete serbe, është adresimi i kërkesave të Aleksandar Vuçiq, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje, protestat, kërkesat për hetim ndërkombëtar, si dhe presonin ndërkombëtar në rritje në lidhje me veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoniVendi