SHBA-ja administron me sukses vaksinën kundër Covid-19 tek foshnja 8-muajshe

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dy doza të vaksinës kundër koronavirusit (Covid-19) të “Pfizer-BioNTech” u administruan tek foshnja 8-muajshe.

Foshnja Enzo Mincolla u emërua “personi më i vogël në botë që u vaksinua kundër Covid-19”.

Vaksina u administrua me miratimin e familjes së tij si pjesë e provave klinike të kryera nga universiteti shtetëror.

Enzo, prindërit e të cilit u identifikuan si mjekë, nuk kishte ndonjë reagim ndaj vaksinës dhe ishte në shëndet normal.

“Unë e kam ndjekur shumë mirë shkencën që nga provat e fazës së parë të vaksinës, nuk kemi pasur ndonjë hezitim,” tha babai Mike Mincello për fëmijën e tij që vaksinohej kundër Covid-19.

Nëna Marissa Mincolla tha se shpreson të japë një shembull për familjet e tjera kur bëhet fjalë për sigurinë e vaksinës.

“Unë jam vërtet e ngazëllyer që Enzo do të hapë rrugën që fëmijët e tjerë të vaksinohen, është një nder”, tha ajo.

Kompania farmaceutike me seli në SHBA “Pfizer” njoftoi më 25 mars me partnerin e saj gjerman “BioNTech” se provat e vaksinës Covid-19 kanë filluar për ata të moshës 6 muaj deri në 11-vjeç.

Ndërkaq kompania farmaceutike me seli në SHBA “Moderna” gjithashtu raportoi më 16 mars se kishte filluar studimin e vaksinave Covid-19 për imunitetin në masë në epidemi midis moshave 6 muaj dhe 11-vjeç.

Kategoritë
BotaLajme