Ish-ambasadori i Kroacisë në Gjermani dhe ish-ministri i Jashtëm, Miro Kovac, ka thënë se Serbia s’mund ta marrë dritën e gjelbër për integrim në Bashkimin Evropian nëse nuk e pranon Republikën e Kosovës.
“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, Serbia nuk do të jetë në gjendje ta arrijë atë synim nëse nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur”, ka thënë Kovac për N1, transmeton Express.
“Nëse Serbia dëshiron një bashkëjetesë normale në fqinjësi, atëherë disa gjëra duhet të rregullohen si në BE. Nëse boshnjakët dhe serbët në Bosnje e Hercegovinë duan të anëtarësohen në BE, ata do të duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të menduarit”, ka thënë tutje ai./Express/