Serbia e gjeti veten në “rrush të papjekur” para zgjedhjeve që duhet të mbahen në atë vend në dhjetor të këtij viti. Gjegjësisht, fakti është se Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të mbahen paralelisht në Kosovë që të mund të votojnë qytetarët që kanë dy shtetësi të Serbisë.
Problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh këtë shtet si shtet sovran dhe të barabartë.
Qeveria e Vuçiqit kështu vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta respektojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet si çdo shtet tjetër sovran dhe i barabartë.
“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë siç është rënë dakord në nenin 2 të Marrëveshjes Themelore nga viti 2023, dhe një marrëveshje të tillë ta lidh me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë. Inkurajoni Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën ndaj reagimit të Qeverisë së Kosovës.
Dokumentin e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.