Serbia dorëzon kërkesë në OKB për seancë të jashtëzakonshme për shkak të situatës në Kosovë

Ambasadori i Serbisë në Misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq ka paraqitur kërkesën e Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

“Tërhiqet vëmendja për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës, e cila është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën e KS të OKB-së 1244, dhe e cila është e një natyre të tillë që kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit”, shkruhet në artikullin e Tanjug.

Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës të cilët janë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi