Serbi, zjarr në qendrën tregtare kineze në Beograd

Në vendngjarje janë dërguar 25 makina zjarrfikëse dhe 76 zjarrfikës, ndërsa për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe tre helikopterë.

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare kineze në Beogradin e Ri.

Sipas mediave lokale, në vendngjarje janë dërguar 25 makina zjarrfikëse dhe 76 zjarrfikës, ndërsa për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe tre helikopterë.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga zjarri, para të cilit, siç thuhet, është dëgjuar një shpërthim.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka persona të lënduar.

Kategoritë
LajmeRajoni