Serbi, tërmet me magnitudë 4 ballë godet rajonin e Paraçinit

Sipas mediave serbe, deri më tani nuk është raportuar për dëme

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Paraçinës në Serbi, njoftoi Instituti Republikan Sizmologjik i Serbisë, transmeton Anadolu.

“Më 12 qershor 2023, në orën 12:11 me kohën lokale, një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, është regjistruar në rajonin e qytetit të Paraçinit. Intensiteti teorik në epiqendër është vlerësuar në shkallën VI të Merkalievit. Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në objektet në zonën e epiqendrës”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Sipas mediave serbe, deri më tani nuk është raportuar për dëme.

Kategoritë
LajmeRajoni