Serbi, gjendet trupi i pajetë i një polici dhe djalit të tij në Beograd

Në banesë është gjetur një letër lamtumire ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, sipas MPB-së serbe

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Beograd mbrëmë kanë gjetur trupat e pajetë të policit D.J. (1981) dhe djalit të tij 9-vjeçar në një banesë në kodrën Banovo, transmeton Anadolu.

“Në banesë është gjetur një letër lamtumire ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. Policia vazhdon punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve të kësaj ngjarjeje tragjike”, njoftoi MPB e Serbisë.

Kategoritë
LajmeRajoni