Serbi, autobusi përplaset me makinën, 1 viktimë dhe 37 të plagosur

Një aksident është regjistruar në afërsi të Mlladenovcit në Serbi. Në aksident janë përfshirë një autobus me pasagjerë dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi makinës, ndërsa 37 persona janë plagosur. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, të cilët u transportuan menjëherë në spital.

Sakaq mediat serbe, shkruajnë se Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar ka vizituar të lënduarit në Qendrën Emergjente.

Kategoritë
LajmeRajoni