Serbi, ambasadori i Shqipërisë në vizitë të lamtumirës te Vuçiq

Vuçiq e falënderoi Boçkën për bashkëpunimin dhe kontributin personal që ka dhënë gjatë mandatit të tij për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, tha zyra e presidentit të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në një vizitë të lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka.

“Vuçiq e falënderoi Boçkën për bashkëpunimin dhe kontributin personal që ka dhënë gjatë mandatit të tij nëntëvjeçar për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se Serbia dhe Shqipëria arritën të përmirësojnë dukshëm marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, gjë që forcoi ndjeshëm besimin mes dy kombeve dhe që ishte baza për krijimin e nismës Ballkani i Hapur.

Kategoritë
LajmeRajoni