Sekretari amerikan Antony Blinken pritet që këtë muaj ta vizitojë Shqipërinë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Burime diplomatike në Washington, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Kategoritë
LajmeRajoni