Rusi, policia vendos masa të rrepta pasi protestuesit fillojnë të mblidhen sërish

Ndërsa mijëra njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në demonstratat e mbajtura në shumë qytete të Rusisë, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë vendosur masa të rrepta sigurie, veçanërisht në kryeqytetin Moskë.

Mijëra njerëz në Rusi filluan të mblidhen për të mbajtur protestë për të kërkuar lirimin e liderit opozitar të burgosur Alexei Navalny, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa mijëra njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në demonstratat e mbajtura në shumë qytete të Rusisë, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë vendosur masa të rrepta sigurie, veçanërisht në kryeqytetin Moskë.

Ministria e Brendshme më herët paralajmëroi qytetarët të mos marrin pjesë në protesta, duke thënë se ato po organizohen pa autorizim.

Protesta në mbarë Rusinë u organizuan më 23 janar, ndërsa u arrestuan rreth 4 mijë persona.

Lideri opozitar rus u arrestua më 17 janar në Moskë menjëherë pas kthimit nga Gjermania, ku ai ishte trajtuar në spital për shkak të një helmimi të dyshuar me agjent nervor në muajin gusht të vitit të kaluar në Rusi.

Kategoritë
BotaLajme