Rusi, klubi i futbollit Zenit filloi të vaksinojë tifozët kundër COVID-19

Menaxhmenti i klubit rus të futbollit Zenit, që është edhe kampioni i Rusisë, njoftoi se ka filluar një fushatë të vaksinimit falas për tifozët kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se vaksinat Sputnik V sigurohen për të gjithë tifozët e klubit Zenit dhe se vaksinimi kryhet në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.

Zenit pikërisht sot zhvilloi një ndeshje të kampionatit kundër Akhmat Grozny si nikoqir, ndërsa tifozët e ekipit vendas filluan të merrnin vaksina në mjediset e klubit në kompleksin e stadiumit.

Zenit ka bërë të ditur se të gjithë tifozët e klubit më të moshuar se 18 vjeç mund të vaksinohen në stadium deri në fund të sezonit.

Kategoritë
BotaLajme