Rruga e Kurtit: ‘Tetovë-Prizren’ përplasi sërish opozitën me pushtetin në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nënvizoi se projekti Tetovë-Prizren do të jetë prioritet për qeverinë e ardhshme, ndërsa shfaqi bindjen se pjesë e asaj qeverie do të jetë edhe fronti opozitar.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka demantuar zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, i cili tha se në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të nënshkruajnë marrëveshje për financimin e përbashkët të tunelit në aksin rrugor Tetovë-Prizren. Megjithatë Kasami, thotë se nga zëvendësministri Rexhepi mund të marrim veç informacione të gabuara. Ai nënvizoi se projekti Tetovë-Prizren do të jetë prioritet për qeverinë e ardhshme, ndërsa shfaqi bindjen se pjesë e asaj qeverie do të jetë edhe fronti opozitar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni