Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,36 % në raport me vendimin e datës 15.01.2024.

Nga data 23.01.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 78,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 75,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,732 (denarë/kilogram)

Kategoritë
LajmeRajoni