Rrëzohet një avion në Serbi, humb jetën piloti

Avioni fluturoi nga aeroporti “13 maji” dhe më pas u rrëzua në një arë dhe mori flakë

Në Batajnica të Serbisë është rrëzuar një avion me të cilin drejtonte pronari i saj, ndërsa trupi i tij u gjet në një fushë pranë lokacionit të rrëzimit të avionit, transmeton Anadolu.

Sipas mediave serbe, avioni është nisur nga aeroporti “13 Maj”, por më pas ka rënë në fushë dhe ka marrë flakë.

Piloti u ngrit pasi donte të provonte diçka në aeroplan, por shpejt raportoi se komandat e tij nuk po funksiononin.

Rrëzimi i avionit të vogël pranë Batajnicës u raportua në polici rreth mesditës.

Sipas mediave lokale, pas rrëzimit të avionit, tymi u përhap nga fusha e misrit dhe policia shkoi në vend për të hetuar rastin.

Kategoritë
LajmeRajoni