Ronaldo “besnik” ndaj Al-Nassr: Kampionati arab vazhdon të përmirësohet, viti i ardhshëm do të jetë më i mirë

Me 2 gola në 2 ndeshjet e fundit, ku në përballjen e mbrëmshme ndaj Al-Shabab ishte protagonisti absolut, teksa shënoi golin e fundit të Al-Nassr në fitoren 3 me 2, Cristiano Ronaldo duket se është rikthyer në formë e tij më të mirë dhe ditën e sotme ka bërë disa deklarata, të cilat i kanë dhënë fund “spekulimeve” për rikthimin e tij në Evropë.

Për mediat arabe, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” tha se kampionati arab vitin e ardhshëm do të jetë më i mirë, duke i treguar kështu haptazi planet që ka për të ardhmen e tij, teksa “varja në mur” e këpucëve duket se larg për “bomberin” 38-vjeçar.

“Kampionati vazhdon të përmirësohet dhe viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pak nga pak, mendoj se kjo ligë do të jetë ndër pesë më të mirat në botë, por kërkon kohë, lojtarë dhe infrastrukturë. Por unë mendoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe e ardhmja do të jetë fantastike”,- u shpreh Ronaldo, ditën e sotme pas fitores magjike që i mban ende në garën për titullin kampion.

Kategoritë
LajmeSport