Rey Manaj ka dy oferta në tavolinë, mund të bëhet bashkëlojtar i Rashicës dhe Muçit?

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj mund të largohet nga Sivasspori gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç raportohet nga mediat në Turqi, Rey Manaj tashmë ka dy oferta në tavolinë.

Dhe që të dy ofertat vijnë nga skuadrat turke, si: Trabzonspori dhe Besiktasi.

Nëse Manaj vendos të transferohet te “shqiponja” do të bëhej shokë skuadre me dyshen tjetër shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Vlera e Rey Manaj në sajtin e njohur “Transfermakt” është vetëm 4 milionë euro.

27-vjeçari gjatë këtij gjysmësezoni ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën e Turqisë, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist.

Kategoritë
Sport