Regjisori britanik Guy Ritchie viziton monumentet historike në Stamboll

Pas vizitës së xhamisë Aja Sofja dhe Pallatit Topkapı në Stamboll, Ritchie udhëtoi për në qytetin Antalya për të vazhduar projektin e filmit të tij

Regjisori dhe skenaristi britanik, Guy Ritchie, gjatë ditës së djeshme ka vizituar xhaminë Aja Sofja dhe Pallatin Topkapı në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjisori me famë botërore po qëndron në Turqi për xhirimet e filmit “Pesë yjet”.

Ritchie, i njohur për produksionet e tij, përfshirë “The Gentelman”, “Snatch” dhe “Sherlock Holmes”, ka vizituar Stambollin së bashku me ekipin e tij.

Regjisori britanik shoqërohej nga gruaja e tij, Jackue Ainsley, zyrtari kryesor i Kulturës dhe Turizmit në Stamboll, Coşkun Yılmaz, aktori amerikan, Josh Hartnett, producenti Ivan Atkinson, si dhe nga preisdenti dhe shefi ekzekutiv i “Warner Bros”, Josh Berger.

Pas vizitës së xhamisë Aja Sofja dhe Pallatit Topkapı në Stamboll, Ritchie udhëtoi për në qytetin Antalya për të vazhduar projektin e filmit të tij.

Kategoritë
BotaLajme