Real Madridi njofton për datën e prezantimit të Kylian Mbappes

Skuadra e Real Madridit përmes një komunikate në rrjetet sociale ka njoftuar për datën e prezantimit të Kylian Mbappes.

Mbappe mbrëmë u eliminua nga Euro 2024, pasi u mposht nga Spanja me rezultatin 2:1.

Sipas njoftimit të klubit mbretëror, Kylian Mbappe do të prezantohet te Real Madrid më datën 16 korrik (e martë) në orën 12:00.

Pas prezantimit, Kylian Mbappé do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabéu.

Kujtojmë që Mbappe u transferua në Real Madrid me parametra zero nga Paris Saint-Germain.

Kategoritë
Sport