Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare në Turqi.
Rama në Ankara do të pritet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Ai do të shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani.