Rama i fton liderët e Ballkanit Perëndimor më 17 Korrik në Tiranë: Kurti është i ftuar edhe pse BE mund të mos e ftojë

Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic është deklaruar edhe për takimet e ardhshme të nivelit rajonal.

Rama tha se pavarësisht sanksioneve europiane, ai do ta ftoj kryeministrin Kurti në takimet e ardhshme në Tiranë, shkruan lajmi.net.

“Në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Europian, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, për Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që të jemi të gjashtë, bashkë aty për tej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vet – ku siç e dini – madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë. S’ka asnjë problem”, tha Rama në Mal të Zi./Lajmi.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni