Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka blerë pasuri të re të paluajtshme në një lokacion prestigjioz në Beograd, shkruan Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Radoiçiqi e mori publikisht përgjegjësinë për atë sulm dhe pranoi se ai ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit të armatosur.

Nikolla Petroviq, kumbara i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe bashkëshortja e kumbarës së Radoiçiqit dhe partneri i tij në biznes, Zvonko Veselinoviq, blenë patundshmëri në lagjen e tij Dedinje, e cila është një nga lagjet më të shtrenjta të Beogradit.Sipas BIRN, transmeton REL, emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i “Alta Bank”, i cili përmendet në media si një biznesmen i afërt me regjimin e Partisë Progresive Serbe.

Pronat në pronësi të Millan Radoiçiqit, sipas këtij portali hulumtues, ndodhen ndërmjet bulevardit “Princi Aleksandar Karagjorgjeviq” në njërën anë dhe rrugës “Uzhiçka” në anën tjetër.

Parcelat, të cilat ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë një sipërfaqe totale prej më shumë se 12.000 metra katrorë.

BIRN zbulon se në dy parcela toke në bulevardin “Princi Aleksandar Karagjorgjeviq”, njëra prej të cilave i përket Radoiçiqit dhe gruas së tij, dhe tjetra Ljiljana Bozhoviqit, gruas së Zvonk Veselinoviçit, po ndërtohen ndërtesa, të cilat i kalojnë 1.500 metra katrorë.

Më tej BIRN zbulon se investitor në ndërtimin e objektit të Radoiçiqit është kompania “Danica Park” nga Beogradi. Deri më 21 maj të këtij viti, kjo kompani ishte investitore e objektit që po ndërtohet në parcelën e gruas së Veselinoviqit, kur ajo u bë investitore, sipas dokumenteve zyrtare.

Vlera totale e parashikuar e punimeve në të dyja godinat është rreth 5.6 milionë euro.

Kompania “Danica Park” është në pronësi të Davor Macura, dikur pronar i këmbimores Alta, e cila më vonë bleu bankën Jubmes, e njohur sot si “Alta banka”. Vitet e fundit, disa media e kanë cilësuar Matsurun si një biznesmen të afërt me Qeverinë.

Këto nuk janë pronat e para në Dedinje në pronësi të Radoiçiqit, Petroviqit dhe Veselinoviqit. Ata janë gjithashtu fqinjë në një pjesë tjetër të Dedinjes, për të cilat BIRN shkroi më parë.

Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator, Radoiçiqi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Paralelisht me politikën, ai zhvilloi edhe biznesin në Serbi në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë, duke fituar miliona të ardhura.

Sipas një sondazhi të Radio Evropa e Lirë (REL), tri kompanitë e ndërtimit të udhëhequra nga Radoiçiq deri në vitin e kaluar kanë fituar më shumë se 23.5 milionë euro në vitin 2023. Siç shihet në raportet financiare, tenderë dhe dokumente të tjetra, të ardhurat në llogaritë e kompanive “Inkop”, “Novi Pazar-put” dhe “Betonjerka”, janë fituar nga punët që paguhen nga thesari i shtetit.

Ndërtimi i autostradave të shpejta, mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe ndërtimi i shtyllave për linjat e transmetimit ishin vetëm disa nga punët prej milionash të këtyre kompanive.

Radoiçiq la punën ish-partnerëve të tij të biznesit, vëllezërve Zharko dhe Zvonko Vesellinoviq, biznesmenë nga veriu i Kosovës, të cilët – ashtu sikurse Radoiçiq – janë në listën e sanksioneve të SHBA-së që nga viti 2021, për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

 

 

 

Kategoritë
LajmeVendi