Qeveria e Serbisë po dërgon ndihma humanitare për popullin palestinez në vlerë prej tre milionë eurosh

Qeveria e Serbisë po dërgon ndihma humanitare në vlerë prej tre milionë euro për popullin palestinez për shkak të situatës së rëndë në Rripin e Gazës.

Këtë informacion e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Edin Gjerlek.

“Ndihma humanitare ofrohet në formë ushqimi, ujë, pajisje mjekësore, si dhe tenda për strehimin e familjeve. Vlera totale e mallit është afër tre milionë euro, dhe pesha është afër 900 tonë”, thotë Đerlek.

Ai përgëzoi Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe shprehu shpresën se në të ardhmen do të punojnë me të gjitha forcat për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme në Gaza.

Kategoritë
LajmeRajoni