Putin vlerëson “pozicionin e ekuilibruar të Kinës për krizën ukrainase” në takim me Xi Jinping

“Rusia e vlerëson shumë pozicionin e ekuilibruar të Kinës për krizën ukrainase”, tha presidenti rus Putin në takimin me homologun kinez Xi Jinping

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me homologun e tij kinez Xi Jinping në margjinat e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin historik të Uzbekistanit, Samarkand, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, Xi dhe Putin kanë zhvilluar bisedime dypalëshe.

“Rusia e vlerëson shumë pozicionin e ekuilibruar të Kinës për krizën ukrainase”, tha presidenti rus Putin në takimin me homologun kinez Xi Jinping.

Presidenti rus tha se përpjekjet për të krijuar një botë unipolare morën “pamje të shëmtuara”, duke shtuar se Rusia i përmbahet me vendosmëri parimit “Një Kinë” dhe dënon “provokimet” e SHBA-së në Tajvan.

Ky është takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga Lojërat Olimpike të Pekinit në shkurt të këtij viti.

Dy liderët shkëmbyen disa telefonata pasi Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme