Putin, Merkel dhe Macron diskutojnë për çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare

Në njoftimin e bërë nga Kremlin thuhet se biseda është zhvilluar online, ku Putin, Merkel dhe Macron kanë tërhequr vëmendjen në bashkimin e përpjekjeve të luftës me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë për temat aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.

Në njoftimin e bërë nga Kremlin thuhet se biseda është zhvilluar online, ku Putin, Merkel dhe Macron kanë tërhequr vëmendjen në bashkimin e përpjekjeve të luftës me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Liderët gjithashtu përmendën edhe mundësinë e regjistrimit të vaksinës ruse Sputnik V në BE si dhe furnizimin dhe prodhimin e përbashkët të mundshëm të vaksinës me vendet evropiane.

Mes tjerash në bisedë janë trajtuar edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së, ndërsa pala ruse ka theksuar se në rast të interesit të ndërsjellë, deklaroi gatishmërinë e tyre për të rivendosur një ndërveprim normal, që ka humbur karakterin politik me BE.

Ndërkaq në lidhje me konfliktet në lindje të Ukrainës, është trajtuar situata e fundit, ku u theksua se Marrëveshja e Minskut, që përbën bazë për zgjidhjen e përleshjeve, është pa alternativa.

Ndërsa në lidhje me Libinë u shpreh kënaqësia për armëpushimin e arritur mes palëve dhe krijimin e një administrate të përkohshme në vend.

Liderët të cilët diskutuan gjithashtu situatën në Siri, theksuan se janë për mbrojtjen dhe zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe koordinimin e mëtejshëm të hapave në këtë drejtim.

Ndërkohë Putin, në lidhje me situatën në Bjellorusi, theksoi se është e papranueshme që të pranohet ndërhyrja e jashtme në punët e brendshme të një shteti sovran.

Gjithashtu liderët kanë folur edhe çështjet lidhur me rastin e opozitarit rus Alexei Navalny.

Sipas njoftimit të Kremlinit bisedat kanë kaluar në një atmosferë të sinqertë, ku është dakordësuar vazhdimi i punës së përbashkët në lidhje me çështjet në axhendë.

Kategoritë
BotaLajme