Publicisti i “New York Times” në SHBA akuzohet të jetë agjent i fshehur i Iranit

Afrasiabi akuzohet se ka “vepruar si agjent sekret i qeverisë iraniane”

Kaveh Afrasiabi, artikujt e të cilit shumë herë janë publikuar në gazetën “New York Times” në SHBA, akuzohet si agjent i fshehtë i Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Departamenti i Drejtësisë thuhet se Afrasiabi, artikujt e të cilit më parë janë publikuar në gazetën “New York Times” është prezantuar si “ish-akademik në Universitetin e Teheranit”, është arrestuar javën e kaluar.

Sipas njoftimit, Afrasiabi akuzohet se ka “vepruar si agjent sekret i qeverisë iraniane”, duke shtuar se në llogarinë bankare të personit në fjalë që nga viti 2007 nga Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara (OKB) është bërë pagesë prej 265 milionë dollarësh.

Më tej thuhet se Afrasiabi ka lindur në vitin 1957 në Iran ndërsa në SHBA ka hyrë në vitin 1973.

Kategoritë
BotaLajme