Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta transferuar Lamine Yamal.
Kjo ofertë ishte refuzuar dhe ishte spekuluar shumë se kush mund të ketë qenë klubi që ka bërë këtë ofertë marramendëse.
Sot (e martë), Enric Masip, i cili është një këshilltar tek Barcelona dhe po ashtu një mik i ngushtë i Laportas, konfirmoi për El Chiringuito se Paris Saint-Germaini ishte ekipi që bëri ofertën për 17-vjeçarin.
Sidoqoftë, ky informacion është mohuar nga zyrtarët e PSG-së. Një këshilltar i klubit i ka thënë L’Equipe se ka refuzuar kategorikisht këto thashetheme, duke thënë se asnjë hap zyrtar nuk është bërë drejt transferimit të Yamal.
Barcelona absolutisht nuk ka asnjë qëllim për ta shitur Yamalin, të cilin e shohin si lojtar të paprekshëm.
PSG është në dijeni të kësaj dhe sipas raportimet, kjo është arsyeja pse nuk kanë bërë një lëvizje të duhur për të nënshkruar me fituesin e trofeut Kopa