Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Dr. Donfried do të deklarohen për media.
Ndërsa, takimi i delagacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.