Vedat Muriqi e ka kompletuar transferimin te Fenerbaçe.
”Pirati” u shpreh i lumtur për këtë transferim dhe premtoi se do të luftoj për këtë fanellë.
“Falënderoj me gjithë zemër Presidentin tonë, Trajnerin Oğuz, Trajnerin tonë të dashur İsmail Kartal dhe të gjithë tifozët e vlefshëm të Fenerbahçes që më konsideruan të denjë për këtë fanellë përsëri. Mund të jeni të sigurt se nuk do të hezitoj kurrë të luftoj për këtë emblemë. Mund të them që tani e tutje se do të jem i denjë për këtë fanellë përsëri, si gjithmonë. Shpresojmë që fundi i rrugës të jetë një kampionat.”, ka deklaruar Muriqi.
Transferimi i Vedat Muriqit nga Mallorca, i ka kushtuar Fenerbahçes plot 15 milion euro./IndeksOnline/













