Al Jazeera kërkon ndëshkimin e zyrtarëve izraelitë për vrasjen e korrespondentëve të saj në Gaza

Rrjeti mediat konfirmoi synimin e tij për të ndjekur penalisht autorët e këtyre krimeve, pasi numri i punonjësve të saj të vrarë në Gaza që nga tetori i vitit i vitit 2023 ka arritur në 12.

Rrjeti mediatik Al Jazeera ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet ligjore të ndëshkojnë zyrtarët izraelitë për krimet e kryera kundër korrespondentëve dhe stafit të tij në Rripin e Gazës, ku viktima më e fundit ishte kameramani Ahmed Washah, transmeton Anadolu.

Rrjeti mediat konfirmoi synimin e tij për të ndjekur penalisht autorët e këtyre krimeve.

Kjo u bë e ditur në një deklaratë të rrjetit pas vrasjes së kameramanit të Al Jazeera Mubasher në një sulm izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Bureij, në qendër të Gazës.

Rrjeti tha se dënon vrasjen e Washahut, duke theksuar se vëllai i tij, Mohammed Washah, korrespondent i Al Jazeera Mubasher, ishte vrarë në një sulm izraelit dy muaj më parë.

Ai shtoi se me vrasjen e Ahmedit, numri i punonjësve të Rrjetit Mediatik Al Jazeera të vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 12.

Rrjeti dënoi “vazhdimin e krimeve të kryera nga forcat pushtuese izraelite kundër korrespondentëve dhe stafit të tij në Gaza”.

Ai përsëriti kërkesën që komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse ligjore të ndërmarrin masa urgjente dhe praktike për të ndëshkuar zyrtarët izraelitë të përfshirë në këto krime të rënda dhe të miratojnë mekanizma parandalues për t’i dhënë fund shënjestrimit të gazetarëve.

Al Jazeera riafirmoi vendosmërinë e saj për të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ndjekjen penale të autorëve të krimeve, duke theksuar njëkohësisht angazhimin për të vazhduar mbulimin e zhvillimeve në enklavë, pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë izraelite për të heshtur zërin e së vërtetës dhe shënjestrimit të vazhdueshëm të gazetarëve dhe fotografëve që punojnë për rrjetin.

Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë në Gaza, 262 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza më 8 tetor të vitit 2023, një nga bilancet më të larta të regjistruara në botë për shënjestrimin e gazetarëve gjatë konflikteve.

Në një deklaratë të 3 majit, zyra tha se ky bilanc pasqyron, sipas vlerësimit të saj, një politikë sistematike që synon të heshtë zërin palestinez dhe të pengojë daljen e fakteve para opinionit botëror.

Ajo shtoi se 50 gazetarë janë arrestuar dhe mbahen në kushte të rënda, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen e gazetarëve, ndërsa tre gazetarë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur për shkak të veprimeve të ushtrisë izraelite, duke ngritur shqetësime serioze për fatin e tyre.

Sipas zyrës, më shumë se 420 gazetarë kanë pësuar lëndime të ndryshme, përfshirë plagë të rënda që kanë çuar në amputime dhe aftësi të kufizuara të përhershme.

Kategoritë
BotaLajme