Kombëtarja e Turqisë i tha lamtumirë Kupës së Botës pasi humbi ndaj Paraguait me rezultat 1-0 në ndeshjen vendimtare për kalimin në grup.
Pas eliminimit nga Kampionat Botëror, komentatori i famshëm sportiv Serdar Ali Çelikler kritikoi ashpër yjet më të mëdhenj të ekipit, Arda Guler, Kenan Yildiz dhe Hakan Çalhanoglu.
Humbja erdhi pas një goli të pësuar në minutën e dytë, duke e lënë Turqinë pa asnjë shans për të avancuar në fazat eliminatore.
Në një transmetim televiziv pas ndeshjes, Çelikler nuk i kurseu lojtarët, duke thënë se disa nga yjet e ekipit kombëtar turk ishin lojtarë të mbivlerësuar.
Paraguai eliminon Turqinë nga Kupa e Botës
“Le të jemi realistë, në këtë nivel, si Kenan ashtu edhe Arda në këtë ndeshje, nga fillimi deri në fund, dukeshin paksa të ekzagjeruar. U bë e qartë pse Deniz Gul nuk po luante. Humbje topi nëpër këmbë e të ngjashme… As këtë nuk mund ta hamendësosh. Can Uzun mund të kishte hyrë më herët”, ka thënë fillimisht Çelikler.
“Montella do të largohet, trajnerët turq do të vijnë. Do të ketë gjithashtu një diskutim nëse duhet të ndryshohet udhëheqja e Federatës. Por kemi parë gjithashtu se disa nga lojtarët tanë janë të mbivlerësuar. Ferdi ishte shumë i keq, Hakani shumë i keq, Kenani, Arda…”, vazhdoi ai me kritikat e tij.

















