Policia serbe po vazhdon ta maltretojë familjen e Nikola Sandulovicit

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka bërë të ditur se shteti i Serbisë, po vazhdon të maltretojë familjen e tij. Ai në një postim në “X” ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtoj për në Londër.

“Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq.

Kategoritë
LajmeRajoni