Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është çdo ditë e më i sigurt dhe informacionet e fundit nga gjiganti katalanas janë muzikë në veshët e tifozëve të këtij klubi.
Sipas gazetarit të respektuar Gerard Romero, gjithmonë i aftë për informacione të brendshme në Barcelonë, Barcelona ka hartuar një plan për kthimin e legjendarit argjentinas në vendin ku bëri emër dhe arriti një nivel që vështirë se do të përsëritet ndonjëherë.
Kontrata e Messit me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe duhet të ndodhë një mrekulli e vërtetë që ajo të zgjatet. Duket se asnjëra palë nuk është pro vazhdimit të bashkëpunimit dhe verdiktin e kanë dhënë edhe tifozët e PSG-së, të cilët mbrëmë kanë sharë sërish argjentinasin e madh.
Prandaj, rikthimi në Barcelonë duket si opsioni më real dhe ajo punë e madhe është çdo ditë e më e sigurt. I vetmi problem për gjigantin katalanas është çështja e financave, ndaj është përpunuar një plan i veçantë.
Sipas gazetarit Romero, Barcelona ka nisur tashmë procesin e grumbullimit të sponsorëve të cilët do të kenë vetëm një detyrë, që është financimi i ardhjes së Messit sepse duhet të kujdeset për çështjet e “fair play-it financiar”.
🚨🚨✅| JUST IN: FC Barcelona are working with important sponsers to fund Leo Messi's return! Both the club & the player are now optimistic that he will come back.@gerardromero [🎖️] pic.twitter.com/imOm3t06Ii
— Managing Barça (@ManagingBarca) April 3, 2023
Sponsorët duhet të ndihmojnë në financimin e rikthimit të ish-kapitenit dhe kështu t’i hapin derën Barcelonës. Romero shton se ka optimizëm si nga ana e Barcelonës ashtu edhe nga ana e Messit në lidhje me finalizimin e kësaj marrëveshje.
Nëse rikthehet, argjentinasi legjendar do të marrë një pagë pak më të ulët, por me një përqindje më të lartë të sponsorizimit dhe fitimeve komerciale që gjeneron rikthimi i tij.
Plani është që Messi t’i prezantohet oferta zyrtare e klubit dhe më pas të ketë një takim dhe bisedë private me presidentin e klubit Joan Laporte. Aty detyra e Laportës do të jetë t’i shpjegojë Messit se si do të regjistrohet dhe t’i paraqesë të gjitha detajet financiare të këtij operacioni.
















