Personi që goditi për vdekje me veturë 7-vjeçarin në Lipjan shtetas i Suedisë, arrestohet nga policia

Një 7-vjeçar është goditur mbrëmë për vdekje nga një veturë në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Policia sot me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se në lidhje me rastin ka arrestuar një person, shqiptar shtetas i Suedisë, shkruan lajmi.net.

Ai dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar të mitur duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi