Përplasja mafioze: Serbi që vrau një malazez në Kroaci dënohet me 19 vjet burg

Shtetasi serb Dushko Tanaskovic (30) është dënuar me 19 vjet burgim për vrasjen e malazezit Goran Vlaoviq, me vendim të Gjykatës së Qarkut të Zarës.

Tanaskovic u dënua për incidentin e ndodhur më 25 gusht 2022, kur qëlloi Vlaoviçin me pistoletë para një klubi nate në Zrq në ishullin Pag, duke iu afruar nga pas dhe duke e qëlluar drejtpërdrejt në kokë. Tanaskovic nuk ishte i pranishëm gjatë dënimit.

Sipas vendimit të gjyqtares Ana Brkiq, Tanaskovic lirohet nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore, raportojnë mediat kroate.

Vlaoviq vdiq në një ambulancë rrugës për në Zadar dhe vrasësi u arrestua shpejt. Pas ngjarjes mediat spekuluan se bëhej fjalë për një konflikt mes klaneve të drogës Škaljarski dhe Kavaçki nga Mali i Zi.

Gjatë gjykimit, Tanaskovic deklaroi: “Vendosa të mos mbrohem, por më vjen keq për veprat e shumta të këqija që kam bërë për shkak të sëmundjes”.

Gjykata dëgjoi se nuk ka prova se viktima i përkiste një prej klaneve të njohura mafioze malazeze dhe se ai ishte një familjar me grua dhe dy fëmijë. Tanaskovic erdhi me pushime në shoqërinë e miqve nga Novi Sadi.

Prokurori Ivica Škara gjatë gjykimit deklaroi se Vlaoviç u godit nga një e shtënë nga një pistoletë Glock 9 mm me silenciator, e qëlluar nga më pak se 5 centimetra nga ana e djathtë pas veshit. Gjatë kontrollit në zonën më të gjerë të ngjarjes, janë gjetur sende që i përkasin Tanaskovicit, përfshirë një armë dhe gjurmë baruti në duart e tij.

Gjatë gjykimit, Tanaskoviqit iu pajis me parzmore, ndërsa në burg ai u përpoq të gëlltiste një brisk disa herë. Gjatë procesit, gjykata e qarkut siguroi edhe varkat e policisë për qëllime sigurie.

Kategoritë
LajmeRajoni