Për shkak të mungesës së mjekëve në Maqedoninë e Veriut, repartet e spitaleve janë duke u mbyllur

Për shkak të largimit të mjekëve për të punuar jashtë, Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të personelit mjekësor, e për rrjedhojë edhe me mbyllje të reparteve spitalore, tha kryetarja e Odës Mjekësore të Maqedonisë, Kalina Grivçeva Stardelova.

Një rast i tillë është në Spitalin Klinik në Ohër, ku reparti i fëmijëve funksionon vetëm si klinikë e rregullt, sepse nuk ka mjek pediatër”, tha Stardelova, duke shtuar se nuk ishte kështu para shtatë viteve.

Ajo theksoi se një specialisti ka nevojë për gjashtë vite arsim për të qenë gati për të drejtuar një departament.

Mjekja nga spitali i Ohrit, Violeta Mickoska, tregon se në këtë institucion shëndetësor nuk ka mjek reumatolog, ka mungesë të mjekëve okulistë, anesteziologë, radiologë dhe fizioterapie.

Kudo që të kthehemi, kemi mungesë të stafit”, tha Mickoska.

Mungesa e mjekëve shënohet edhe në spitalin e Strugës, ku nuk ka mjekë dermatologë, radiologë, epidemiologë, mjekë të mjekësisë së punës dhe mjekësisë sociale.

Oda e mjekëve thotë se 232 mjekë janë mbi 60 vjeç dhe se Maqedonia e Veriut mund të përballet me mungesë të personelit të tillë, raportojnë mediat maqedonase.

Kategoritë
LajmeRajoni