Për çdo mysliman skeptik ndaj vaksinës anti-Covid: Të gjitha arsyet për të mos qenë të tillë

Nga Sadakat Kadri, The Guardian

Programi i vaksinimit kundër Covid-19 në Britani është përshpejtuar, optimizmi për efektivitetin e tij është rritur.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, më shumë se nëntë në 10 njerëz janë pro vaksinimit, nga 78% në Dhjetor. Por ka pabarazi të konsiderueshme racore. Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm raporton se entuziazmi brenda komuniteteve aziatike dhe me ngjyrë ka rënë dhe – siç e kanë pranuar shumë hoxhallarë – dyshimi i myslimanëve për vaksinën është tepër i madh.

Shqetësimi i myslimanëve është shumë më i thjeshtë. Shumë besimtarë shqetësohen se vaksinat përmbajnë mish derri. Xhelatina (si albuminat e gjetura në salmon dhe të bardhat e vezëve) janë të  dobishme për të stabilizuar përbërësit aktivë të shumë ilaçeve.

Kjo i ka bërë myslimanët ndonjëherë të shqetësohen se mund të jenë të ndaluara. Komuniteti fetar i Indonezisë denoncoi inokulimet për meningjit në vitin 2008 dhe në 2018 kjo kontribuoi në një shpërthim të madh të fruthit.

Thashethemet e rreme rreth vaksinave të poliomelitit, nuk kanë rrezikuar vetëm shëndetin e fëmijëve, në pjesë e Pakistanit verior, Somalisë dhe Nigerisë,  por spitaleve u është venë flaka dhe mjekët janë vrarë.

Shumë  persona janë pro vaksinimit të fëmijëve  në Azinë Jugore dhe Afrikën Veriore sesa në Europë (shkalla në Francë është më e ulta nga të gjitha), ndërsa shumica e popullsisë në Nigeri dhe Indonezi,  dy shtete me shumicë myslimane refuzojnë të vaksinohen.

Juristët gjithashtu u kanë kujtuar myslimanëve se nevoja dhe mirëqenia publike duhet të kenë  përparësi në raste urgjente dhe  kanë përmendur pesë qëllimet e ligjit Islam ( maqasid al-sheriati ) – të cilat përfshijnë sigurimin e jetës.

Udhëheqësit e besimit në Mbretërinë e Bashkuar  kanë kundërshtuar frikën rreth vaksinës në komunitetet BAME. Këto tradita frymëzuan myftinjtë në Moskë, të cilët deklaruan javën e kaluar se edhe nëse shkencëtarët kishin përdorur xhelatinë në vaksinën Sputnik të Rusisë (të cilën ata e mohojnë), inokulimet do të ishin të lejueshme.

Megjithëse prodhuesit kinezë të vaksinave kanë qenë të paqartë për atë që ka në produktet e tyre, Këshilli Ulema i Indonezisë e ka quajtur Sinovac “të shenjtë dhe hallall”, ndërsa studiuesit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin miratuan Sinopharm.

Sheriati ka shprehur mendime pozitive edhe për sa i përket vaksinave të Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Oxford / AstraZeneca.  Të tre prodhuesit thonë se ato nuk përmbajnë derivate të kafshëve dhe të 3 këto vaksina janë miratuar nga Shoqata Mjekësore Islamike Britanike, Asambleja e Myslimanëve të Amerikës dhe myftiu i madh i Arabisë Saudite.

Kjo është ajo çfarë ka rëndësi.

Pasi do t’i ndihmojë imamët të mos jenë më të shqetësuar  dhe madje të bindin edhe komunitetin duke inkurajuar sheikët të kuptojnë rëndësinë e vaksinave. Nuk është përulësia para Zotit që nxit dyshime.  Është një dyshimi i personaliteteve të fuqishme, që kanë armiqësi me islamin.

Udhëheqësi suprem i Iranit ka ndaluar importet e vaksinave nga SHBA-ja dhe Britania, pavarësisht përbërësve të vaksinës, thjesht sepse ai nuk i beson të dy vendeve.

Myftiu i madh në pension i Egjiptit, Ali Gomaa, nuk është shqetësuar për xhelatinën, por ai ka sugjeruar në emisionin e tij televiziv se Covid-19 mund të jetë një armë biologjike e lidhur me teknologjinë 5G dhe 100,000 satelitë.

Në emër të “anti-sionizmit”, njerëzit po përpiqen të bindin turmat  që hebrenjtë përhapin sëmundje, ndërsa një gjykatës në gjykatën e lartë të Pakistanit ka pohuar se myslimanëve nuk po ju injektohet  vetëm ADN-ja e derrit dhe shimpanzesë, por edhe mikroçipe.

Skepticizmi politik është endemik në botën myslimane dhe nuk është gjithmonë i pajustifikuar.

Të paktën një teori konspirative që përfshinte vaksinimin e myslimanëve ishte sigurisht e vërtetë: operacioni i vitit 2011 për të gjetur dhe vrarë Osama bin Laden në Abbottabad filloi me një operacion të mbledhjes së inteligjencës të CIA-s i maskuar si një inokulim .

Por nuk është rastësi  që disa myslimanë  mendojnë që komplotet janë të ngjashme me  fantazitë e lidhura me kultet laike siç është QAnon. Rrjetet globale të komunikimit po u mundësojnë njerëzve që janë të shqetësuar të shprehin idetë e tyre pavarësisht që duken si paranojake.

Kjo ilustron sfidën thelbësore të paraqitur nga kjo pandemi: megjithëse paraqet një kërcënim universal, pasi alarmi i shtuar po dobëson vlerën e bashkëpunimit.

Vaksinat i detyrohen ekzistencës së bashkëpunimit multi-kulturor. Trajtimet eksperimentale që arritën kulmin në inokulimin e parë të Edward Jenner në 1796 u rritën nga masat paraprake të lisë të mësuara nga perandoria Osmane dhe Kina, e cila u përhap në Amerikë përmes një skllavi të Afrikës së Veriut.

Dhe përfitimet mjekësore  multi-kulturore nuk janë vetëm historike. Çifti që sintetizoi vaksinën Pfizer / BioNTech janë të dy gjermanë me origjinë myslimane turke.

Duke rrezikuar të theksojmë atë që është e vërtetë, askush nuk mund të thotë se është diçka islame të kundërshtosh vaksinimin.

Shumë njerëz që tashmë janë imunizuar  jetojnë në shtetet me shumicë myslimane, dhe megjithëse Covid-19 nuk ka një fe, ajo diskriminon sipas racës.

Hulumtimet kanë vërtetuar qartë se njerëzit me ngjyrë dhe aziatikë janë infektuar në mënyrë disproporcionale dhe numri i të shtruarve në spital është më i lartë se i të bardhëve.

Statistikat sugjerojnë se ka më shumë gjasa që ata të humbin jetën. Siç e kanë theksuar disa herë, studiuesit e sheriatit, vaksinimi nuk është thjesht një zgjedhje e lejueshme për myslimanët.

Por është është – një detyrim kolektiv. /abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme