Peleshi nxjerr pamjet e dronëve ‘Bayraktar’: Investimi në kapacitetet ushtarake, dëshmi e përkushtimit ndaj sigurisë kombëtare

Dronët Bayraktar kanë mbërritur në Shqipëri dhe prej disa ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa dha lajmin, u shpreh se dronët Bayraktar rrisin aftësinë mbrojtëse të vendit.

Teksa ka ndarë një video të dronëve në rrjete sociale, ministri Peleshi ka thënë këtë të shtunë se investimet në kapcaitetet ushtarake janë dëshmi e përkushtimit ndaj sigurisë kombëtare.

“Përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes, dëshmi e përkushtimit tonë ndaj sigurisë kombëtare.”, shprehet ministri.

Kategoritë
LajmeRajoni