Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar sigurinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Lajmin e ka bërë të ditur sot në mëngjes ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Sipas tij, është arrestuar D.M nga Sombori.
Ai u ndalua nga policia për 48 orë.
Sipas RTS, Vuçiq ka shkruar në rrjetin social X se është tronditur nga vrasja e kryeministrit sllovak Robert Fico.
Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës.
Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiqit në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë.