Pas një debati që zgjati gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi – Milojko Spajiq kryeministër

Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri Milojko Spajiq.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Gjatë votimit – ndër tjerash – thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.

Edhe pse pritej që Spajiq të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë.

Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiq ka shkelur Kushtetutën.

Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviq.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Kategoritë
LajmeRajoni