Pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë, i zhvilluar më 28-29 shkurt, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan.
Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon se arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës shqiptare në Baku.
Ndërkohë, një vit më parë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë, pas kërkesës së presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.