Pamje të rënda, momenti kur rusët vrasin një çiklist të pafajshëm në rrugët e Bucha-s

Pamje të tjera janë publikuar nga masakrat e zhvilluara ditët e fundit në Bucha. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një person që po lëvizte me biçiklete sulmohet nga një tank rus.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit, pranë të cilit ngrihet një re tymi.

 

Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha. Ndërkohë thuhet se kufoma e civilit pranë biçikletës është filmuar edhe nga reporterët e huaja.

Kufoma me këmbë pothuajse plotësisht të dëmtuar, qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të shkrepura.

Kategoritë
BotaLajme