Palestina merr 10 mijë doza të vaksinës ruse kundër COVID-19

Palestina këtë javë nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 me punonjësit shëndetësorë të parët që do të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës sot bëri të ditur se ka marrë 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Palestina këtë javë nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19, me punonjësit shëndetësorë të parët që do të vaksinohen.

Fushata filloi pas mbërritjes së një ngarkese të parë me 2.000 doza të vaksinës së kompanisë amerikane Moderna.

“Pas punonjësve shëndetësorë, personat mbi moshën 60-vjeç dhe ata me sëmundje kronike do të vaksinohen”, tha ministrja e Shëndetësisë, Mai al-Kaila në një deklaratë.

Ajo tha se qeveria palestineze ka bërë porosi për vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe do ta marrë atë “gjatë periudhës së ardhshme”.

Sipas ministres, rreth 37 mijë doza të vaksinës po ashtu pritet të arrijnë në Palestinë nën iniciativën e COVAX.

“Kjo fushatë do të vazhdojë derisa të përfundojmë vaksinimin e 3.2 milionë njerëzve dhe kjo çështje do të zgjasë me muaj”, tha ajo.

Numri i rasteve me COVID-19 në Palestinë ka arritur në 180.688, përfshirë 2.042 vdekje dhe 169.930 të shëruar.

Kategoritë
BotaLajme