Ozil me një ajet Kur’anor reagoi kundër islamofobisë

Mesut Ozil, futbollisti gjerman i Arsenalit me origjinë turke, përmes një postimi në Twitter bëri thirrje për unitet kundër Islamofobisë,përcjell Gazeta e Re

Ozil theksoi se Islamofobia po rritet në Evropë dhe në pjesë të ndryshme të botës

“Fatkeqësisht, Islamofobia  është në rritje si rezultat i medias që luan një rol të madh në Evropë dhe pjesë të tjera të botës. ” ka shkruar ai.

Ai në postimin e tijë ka shpërndarë një ajet Kuranor ku thotë “”E mira dhe e keqja nuk mund të jenë e njëjtë, ju mbroni të keqen me gjënë më të bukur. Atëherë kushdo që ka armiqësi me ju do të jetë si një mik i sinqertë.” Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.”./Gazetaere


Kategoritë
LajmeSport