Osmani takon ministrin britanik në Pragë: Për Kosovën, aleanca me Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Pragë është takuar edhe Ministrin e Shtetit për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty.

Osmani në “X” ka shkruar se për Kosovën aleanca me Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Për Kosovën, aleanca jonë me Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e rëndësishme. Marrëdhënia jonë e veçantë dhe historikisht e fortë ofron një bazë solide për të avancuar më tej bashkëpunimin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani

Kategoritë
LajmeVendi