Nxënësen e një shkolle private në Tiranë e kafshon gjarpëri, dërgohet në spital

Një vajzë e mitur është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi u pikcua nga gjarpëri në shkollë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, raporton noa.al.

Policia e Tiranës tha se një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër.

E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, tha policia zyrtarisht, një

Grupi hetimor thotë se ekipet e saj po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Noa.al kërkoi informacion mbi ngjarjen dhe gjendjen e vajzës, nga shkolla private ku ndodhi incidenti por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori përgjigje.

 

Kategoritë
LajmeRajoni