“Nuk u pagua!”: Një burrë në Angli filmohet duke ‘shkatërruar’ dy shtëpitë që kishte ndërtuar

Ky është momenti kur një burrë “shkatërron” dy shtëpi që kishte ndërtuar në atë që thuhet si “hakmarrje ndaj mos pagesës”.

Sipas medieve të huaja, në video ai shihet duke hequr copa muri me një çekiç ndërsa kolegët e tij përpiqen ta qetësojnë.

Një zë jashtë kamerës mund të dëgjohet duke thënë ‘nuk u pagua’ ndërsa punëtori “gris” një pjesë të murit me duart e tij.

Burrat në video kanë veshur xhaketa të punës me emrin e një kompanie ndërtimi me bazë në Essex.

Dhe një dëshmitar mund të dëgjohet duke thënë: ‘Toni, qetësohu, eja këtu shok, çfarë po ndodh?’.

Por punëtori shihet duke lëvizur drejt ndërtesës tjetër dhe një zë dëgjohet duke thënë ‘Toni, thjesht lëre atë!’.

Ndërsa njeriu i cili kishte qenë duke u përpjekur për ta qetësuar atë thotë ‘thirreni policinë’.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme